Problemet e pronësisë në Gjirokastër, braktisen godinat karakteristike rrezikohen vlerat muzeale

14 Qershor 2026 | 14:32

Në Gjirokastër problematikat e pronësisë në objektet “Monument Kulture” rrezikojnë dëmtimin e vlerave historike dhe ndërtimore të qytetit të gurtë. Si shkak i kësaj situate disa prej godinave historike dhe shtëpive karakteristike janë dëmtuar apo kanë humbur vlerat muzeale.

“Një nga problematikat kryesore që po hasim në qendrën historike të Gjirokastrës në lidhje me restaurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve “Monument Kulture” është edhe problemi i pronësisë, i cili ka sjellë disa problematika në kontekstin që pronat nuk bëhen të shitshme në treg pasi kërkesa në treg është shumë e lartë për këto banesa për ti kthyer në bujtina apo në destinacione të ndryshme, gjithashtu edhe problemi i mosndërhyrjeve apo mosrestaurimit për shkak se në çdo lloj projekti apo nisme që donatorët mund të investojnë për restaurimin duhet dakortësia e bashkëpronarëve”, thotë Ardis Duka, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Strukturat e monumenteve të kulturës po ndërhyjnë për restaurimin e disa prej banesave të dëmtuara por zbatimi i projekteve të tilla bëhet i vështirë në objektet muzeale që kanë probleme pronësie. 

“Kjo problematikë do një zgjidhje, një nismë ligjore dhe të ashpër për kontekstin deri në nivelin e shpronësimit, konkretisht ministria e Kulturës është duke hartuar një plan për disa prej objekteve që ti marrë në përdorim në kontekstin e shpronësimit për t’i bërë muze dhe të vizitueshëm nga turistët gjithashtu për të mos lejuar degradimin e mëtejshëm të tyre”, shprehet Duka.

Falë vlerave arkitektonike dhe ndërtimore prej vitit 2005 Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s duke u kthyer edhe në një qytet të preferuar për turizmin ndërkombëtar. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026