Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve për zbatimin e masave të sigurisë ndaj personave të ndaluar në kuadër të megaoperacionit të fundit të SPAK.
Sipas hetimeve, operacioni ka çuar në zbulimin e disa grupeve kriminale të dyshuara për përfshirje në trafikun e rreth 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine. Dyshohet se të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet kriminal janë investuar më pas në projekte ndërtimi në Shqipëri.
GJKKO vendosi lënien në fuqi të masave të sigurisë për pjesën më të madhe të të arrestuarve, me përjashtim të shtetasit dhe biznesmenit G.I., për të cilin masa u ndryshua nga “arrest në shtëpi” në “lirim me garanci pasurore” në vlerën e 100 mijë eurove, për arsye shëndetësore.
Gjykata vendosi vijimin e masës “arrest në burg” për shtetasit O.S., O. B dhe D.A., ndërsa për shtetasin E. J., u la në fuqi masa “arrest në shtëpi”.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë