Evropa mirëpret marrëveshjen Iran-SHBA: Gati të kontribuojmë për paqe të qëndrueshme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka mirëpritur njoftimin e marrëveshjes Iran-SHBA, duke shtuar se blloku ishte gati të kontribuonte në një strategji për “paqe të qëndrueshme”.
“Pres me padurim fundin e kësaj lufte të kushtueshme dhe rivendosjen e plotë të lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Armët tani duhet të heshtin dhe mosmarrëveshjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen me mjete paqësore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shkroi Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, në X.
Edhe shefja e politikës së jashtme të bllokut thotë se marrëveshja “mund të ofrojë hapësirën e nevojshme për negociata më të thella mbi programin bërthamor të Iranit dhe çështje të tjera kritike”.
“Pasi të zbatohet, marrëveshja duhet të lehtësojë gjithashtu krizën globale të energjisë, BE-ja është e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje të qëndrueshme”, tha Kallas.
Ndërkohë, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e përshëndeti marrëveshjen, duke thënë: “Prioriteti tani është zbatimi i saj i shpejtë dhe i plotë nga të gjitha palët.”
Ajo tha se liria e lundrimit duhet të rivendoset në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se kjo është “thelbësore për stabilitetin rajonal dhe ekonominë globale”.
Kreu i organit ekzekutiv të bllokut shtoi se marrëveshja “duhet t’i japë fund programeve bërthamore dhe balistike të Iranit dhe aktiviteteve të tij destabilizuese në rajon” dhe bëri thirrje që të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Libanit.
Pezullohen disa shoferë tramvaji në Milano, kishin krijuar një grup ku ndanin foto të pasagjereve. Nisin hetimet
Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve
Valë e re e të nxehtit, sa do të shënojnë temperaturat në Francë
- 15:38 Ish-punonjësi i shëndetësisë u përpoq të shiste të dhënat mjekësore private të princeshës së Uellsit
- 15:34 Rama: Parlamenti Europian ndau “shapin” nga “sheqeri”, Zvërneci dhe Narta do të mbrohen! Zhvillimi sipas standardeve të BE
- 15:33 Zvicra konfirmon: Resorti Burgenstock do të presë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran
- 15:22 Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa
- 15:21 Marrëveshja SHBA-Iran, 2 mijë ushtarë do të sigurojnë vendin e nënshkrimit në Zvicër
- 15:16 Turqia, Hungaria dhe Spanja fillojnë kërkimet për hidrokarbure në Libi