Durrës, policia intensifikon kontrollet për nivelin e zhurmave në zonat turistike
Policia e Durrësit ka nisur kontrollet në terren për monitorimin e nivelit të zhurmave në zonat turistike të qytetit, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.
Sipas policisë, në vijim të fushatës sensibilizuese janë zhvilluar takime informuese me administratorë dhe pronarë subjektesh, kryesisht në zonat turistike, aktivitetet e të cilëve gjenerojnë zhurma nga muzika.
Gjatë ditëve të fundit, strukturat e sigurisë publike të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar grupe kontrolli në terren, bazuar në hartëzimin e zonave me ndotje akustike. Në kuadër të këtyre kontrolleve janë kryer matje të nivelit të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura, me qëllim verifikimin e respektimit të kufijve të lejuar ligjorë.
Policia bën të ditur se matjet janë realizuar sipas procedurave standarde dhe kanë rezultuar brenda niveleve të lejuara, të përcaktuara në ligjin “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.
Paralelisht me monitorimin e ndotjes akustike, uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara. Sipas rregullave në fuqi, muzika në këto ambiente lejohet të transmetohet nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
Policia e Durrësit ka theksuar se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim garantimin e qetësisë publike dhe respektimin e standardeve ligjore nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike.
Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri
- 10:42 Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale
- 10:34 SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi
- 10:21 Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
- 10:11 Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
- 09:36 Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 09:27 Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te mediat sociale, Macron fton Trumpin në darkën e Versajës