Pagesat bankare rriten me 22% në tremujorin e parë të vitit 2026
Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për 3-mujorin e parë 2026, individët dhe bizneset kanë kryer mbi 16 milionë pagesa në rrugë bankare, në rritje me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, vlera totale e transaksioneve arriti në 1.99 trilionë lekë, në rritje me 18% në raport me 3-mujorin e parë të vitit 2025. Në numër veprimesh, peshën kryesore në veprimet bankare të shqiptarëve vazhdojnë ta zënë pagesat me karta, me rreth 68% të totalit.
Në tre muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 10.9 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 24% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të marsit 2026 numri i kartave aktive arriti në 1.66 milionë, në rritje me 7.8% krahasuar me një vit më parë.
Grupi i dytë më i madh brenda pagesave në rrugë bankare janë transfertat e kreditimit të nisura nga klientët. Këto përfshijnë pagesat e nisura nga klientët në degët e bankave ose nëpërmjet kanaleve bankare në distancë, kryesisht internet banking.
Klientët e sektorit bankar kryen gjithsej 4.6 milionë transferta kreditimi (pagesa) nga llogaritë e tyre. Ato përbënin rreth 29% të të gjitha transaksioneve të pagesave të kryera nëpërmjet sektorit bankar.
Këtë vit po theksohet më tej dominimi i transfertave bankare, të cilat po kryhen gjithnjë e më shumë përmes kanaleve elektronike. Rreth 67% e numrit total të këtyre veprimeve u kryen në formë jo-letër, nëpërmjet kanaleve elektronike.
Marrëveshja SHBA-Iran ul ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet globale
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Eurostat: 86% e bizneseve shqiptare përdorin mediat sociale për promovim
- 18:58 Dita e 16 e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në Tiranë
- 18:47 Korça u kthye për tre ditë në qendër të artit bashkëkohor ndërkombëtar
- 18:37 Nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit? Trump jep detaje: Marrëveshja me Iranin publikohet së shpejti
- 18:32 Emri i Trump hiqet nga fasada e “Qendrës Kennedy” pas urdhrit gjyqësor
- 18:18 Araghchi skeptik për marrëveshjen me SHBA: Kemi histori premtimesh të pa mbajtura dhe moszbatimi
- 18:12 Kush e nënshkroi marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit, zbulohen emrat