Eurostat: 86% e bizneseve shqiptare përdorin mediat sociale për promovim
Në një kohë kur marketingu po zhvendoset gjithnjë e më shumë në hapësirën digjitale, bizneset shqiptare po shfaqen ndër më aktivet në kontinent në përdorimin e rrjeteve sociale. Sipas të dhënave të Eurostat pjesa dërrmuese e kompanive në vend i kanë kthyer platformat sociale në një kanal të rëndësishëm komunikimi dhe promovimi.
Sipas statistikave, 86% e ndërmarrjeve shqiptare me mbi 10 të punësuar përdorin rrjetet sociale për qëllime biznesi, një nivel dukshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila është 63.5%.
Ky rezultat e rendit Shqipërinë në vendin e katërt në Europë për përdorimin e mediave sociale nga bizneset. Vetëm Finlanda, Malta dhe Danimarka raportojnë nivele më të larta, duke e vendosur Shqipërinë përpara shumë ekonomive të zhvilluara europiane në aspektin e marketingut digjital.
Ekspertët vlerësojnë se bizneset shqiptare po e shohin internetin si një nga mjetet më efektive për të komunikuar me klientët. Rrjetet sociale nuk përdoren më vetëm për reklamim, por edhe për rritjen e njohjes së markës, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, si dhe për krijimin e një komunikimi të drejtpërdrejtë me konsumatorët.
Në rajon, Mali i Zi renditet gjithashtu mes vendeve me përdorim të lartë të mediave sociale nga bizneset, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia paraqesin nivele më të ulëta. Kjo tregon se kompanitë shqiptare janë ndër më aktivet në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin dhe marketingun online.
Rritja e përdorimit të rrjeteve sociale lidhet me kostot më të ulëta të reklamimit krahasuar me mediat tradicionale, si dhe me mundësinë për të arritur një audiencë më të gjerë dhe më të segmentuar. Tendenca pritet të vijojë edhe në vitet e ardhshme, ndërsa bizneset po investojnë gjithnjë e më shumë në praninë e tyre digjitale.
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng