Korça u kthye për tre ditë në qendër të artit bashkëkohor ndërkombëtar
Ka përfunduar në Korçë edicioni i katërt i “Gjon Mili Video Art Festival”, aktiviteti që për tre ditë me radhë e ktheu qytetin në një pikëtakim të artistëve, kineastëve dhe krijuesve nga vende të ndryshme të botës.
Festivali i ofroi publikut një program të pasur me video-art, filma të shkurtër, dokumentarë, ekspozita dhe projekte artistike bashkëkohore. Përmes pjesëmarrjes së artistëve nga vende të ndryshme, festivali synoi forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit kulturor mes komuniteteve artistike.
Mbrëmja e fundit e festivalit u shoqërua me një performancë të veçantë muzikore në ambientet e Teatrit “Andon Zako Çajupi”. Nicola Montella solli për publikun pjesë të zgjedhura nga repertori i muzikës klasike dhe bashkëkohore.
“Është hera e parë që vij këtu në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur që po jap këtë koncert në Korçë. Qyteti është shumë i bukur. Më thanë se Korçën e quajnë “Parisi i Vogël”, ndaj jam shumë i lumtur që interpretoj edhe një vepër franceze romantike, të shkruar në nder të Parisit dhe Korçës. Pashë gjithashtu se në qendër të qytetit ka një skulpturë kitare, gjë që është shumë e bukur. Më pëlqen shumë atmosfera këtu. Tema e koncertit është dashuria”, tha kitaristi Nicola Montella.
Në përfundim të këtij edicioni, krijuesja e festivalit, Yllka Gjollesha, bëri të ditur se aktiviteti do të zgjerohet edhe në qytete të tjera të jugut të Shqipërisë.
“Gjon Mili Video Art Festival” konfirmoi edhe një herë rolin e tij si një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në Korçë.
Pjesëmarrja e artistëve dhe krijuesve nga mbarë bota e ka kthyer festivalin në një platformë të rëndësishme për promovimin e artit bashkëkohor ndërkombëtar.
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Bllokimi i rrugës së Rinasit ditën e djeshme në marshimin e protestës, policia merr në hetim 19 persona
37-vjeçari humb kontrollin e mjetit lundrues dhe mbytet në liqenin e Ulzës, vijojnë kërkimet për trupin
- 21:21 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
- 20:53 Bllokimi i rrugës së Rinasit ditën e djeshme në marshimin e protestës, policia merr në hetim 19 persona
- 20:49 37-vjeçari humb kontrollin e mjetit lundrues dhe mbytet në liqenin e Ulzës, vijojnë kërkimet për trupin
- 20:44 Aksidenti detar me vdekje në Ksamil, policia jep detajet
- 20:28 Roboti “Pemba” ngjitet në 6,200 metra lartësi, qëllimi i radhës Everesti (VIDEO)
- 20:16 Kepi i Gjelbër surprizon Spanjën, ‘mbron’ rezultatin 0-0 deri në minutën e fundit