Irani dhe SHBA drejt marrëveshjes për Ngushticën e Hormuzit? Teherani propozon tarifa për anijet pas 60 ditësh

15 Qershor 2026 | 22:29

Irani ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara për rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit, duke vendosur si kusht aplikimin e tarifave të veçanta për anijet që do të kalojnë në këtë korridor detar.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Ibrahim Zolfaghari, ka deklaruar se për 60 ditët e para kalimi do të jetë pa pagesë, ndërsa më pas do të nisë zbatimi i një sistemi tarifash për anijet që përdorin ngushticën.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se Teherani shtoi në minutat e fundit të negociatave me SHBA-në një klauzolë që lidhet me sovranitetin iraniano-omanian mbi Ngushticën e Hormuzit.

“Në minutat e fundit të negociatave, teksti i memorandumit të mirëkuptimit u ndryshua për të theksuar qartë çështjen e sovranitetit iraniano-omanian mbi Ngushticën e Hormuzit”, citohet të ketë deklaruar një burim anonim për Fars.

Sipas agjencisë, përfshirja e termit “shërbime detare” në tekstin përfundimtar nënkupton se SHBA ka pranuar pagesën e tarifave ndaj Iranit.

Megjithatë, industria ndërkombëtare e transportit detar mbetet e rezervuar. Shoqata më e madhe e transportit detar në botë, BIMCO, njoftoi se kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit vazhdon të konsiderohet me rrezik të lartë për shkak të situatës së sigurisë në rajon.

Sipas BIMCO-s, kërcënimi nga minat detare mbetet një shqetësim serioz, ndërsa regjimi i sigurisë për industrinë detare konsiderohet ende i paqëndrueshëm.

Edhe pse ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur optimizëm për rikthimin e rrjedhave normale të naftës, kompanitë e transportit detar po veprojnë me kujdes për shkak të rrezikut të minave dhe kostove të larta të sigurimit të luftës.

Të dhënat e fundit tregojnë se më shumë se 160 anije cisternë vijojnë të mbeten të bllokuara, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se normalizimi i plotë i tregut të energjisë mund të kërkojë më shumë kohë.

Pavarësisht njoftimeve për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, operatorët detarë po ndjekin një strategji pritjeje, duke kërkuar garanci të qarta përpara se të rifillojnë lëvizjen e anijeve në këtë rrugë jetike për tregtinë globale.

Ndër faktorët kryesorë që vazhdojnë të pengojnë rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit janë rreziku i minave detare, mungesa e rregullave të qarta operative dhe pritja për publikimin e tekstit zyrtar të marrëveshjes, nënshkrimi i së cilës pritet të realizohet më 19 qershor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet libaneze vranë 4 ushtarë, ministri Gvir: I gjithë Libani duhet të digjet

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir këtë të premte deklaroi se  i gjithë Libani duhet të digjet pasi një...
10:44 | 19/06/2026

Një tërmet i fortë godet Rusinë, sa ishte magnituda?

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi Gadishullin Kamchatka të Lindjes së Largët të Rusisë të premten, i fundit në një seri dridhjesh të regjistruara...
10:40 | 19/06/2026

Kryebashkiakja në Meksikë organizon rrëmbimin e saj për të marrë shpërblim

Kryetarja e bashkisë së Tenancy, Nancy Napoles, dyshohet se ka falsifikuar rrëmbimin e saj për të mbledhur një shpërblim prej rreth 2 milionë dollarësh, thanë...
10:31 | 19/06/2026