Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së
Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, eurodeputeti Andreas Schieder vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar vendin si një nga kandidatët më të avancuar në procesin e zgjerimit.
Schieder theksoi se Shqipëria tashmë ka “një këmbë në kampin evropian”, duke nënvizuar mbështetjen e gjerë publike dhe politike për integrimin evropian. Sipas tij, mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa objektivi për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2026 është tashmë një perspektivë realiste.
“Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat”, deklaroi ai.
Eurodeputeti vlerësoi gjithashtu përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe miratimin e legjislacionit për mbrojtjen e sinjalizuesve, duke theksuar se procesi i anëtarësimit duhet të sjellë përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve dhe të mos perceptohet thjesht si një proces teknik.
Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Schieder iu kushtua turizmit të qëndrueshëm, një temë që, sipas tij, është diskutuar gjerësisht në Shqipëri.
“Turizmi i qëndrueshëm është e vetmja rrugë përpara. Turizmi krijon vende pune dhe rritje ekonomike”, tha ai.
Schieder shprehu bindjen se vendi do të vazhdojë të zbatojë këto standarde për të mos rrezikuar progresin e arritur në procesin e integrimit.
Duke folur për sfidat e ardhshme, ai theksoi se zgjerimi nënkupton mbi të gjitha zbatimin e reformave afatgjata që forcojnë shtetin e së drejtës, drejtësinë sociale dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Si raportues dhe njohës i zhvillimeve në Shqipëri, Schieder tha se gjatë vizitave të shumta në vend ka vërejtur një nivel të lartë optimizmi dhe angazhimi nga institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët.
“Shqipëria dhe qytetarët e saj po punojnë së bashku për të arritur këto objektiva. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”, përfundoi eurodeputeti.
Fjala e Marta Kos në Parlamentin Europian: Shqipëria ka përmbushur IBAR, një hap që mbyll negociatat
Rama ndan mesazhin e Unionit të Gazetarëve: Organizata nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, por këto raste denoncuese meritojnë vëmendje! Duhet dënuar gjuha e urrejtjes
Intervista e Ramës për revistën ndërkombëtare: Ja kur është e bukur ta jap dorëheqjen
- 19:11 Norvegjia në Botërorin 2026 me një mision historik, Solbakken në qendër të projektit
- 19:06 Fjala e Marta Kos në Parlamentin Europian: Shqipëria ka përmbushur IBAR, një hap që mbyll negociatat
- 18:55 Milan emëron Rúben Amorim trajner të ri, ndërsa klubi ristrukturohet edhe në drejtim
- 18:54 U dëmtua nga sulmet, restaurimi i Manastirit të Kievit mund të zgjasë 2 vite
- 18:52 Turistët nga Holanda mbështesin protestën në Korçë: Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri (VIDEO)
- 18:47 Dita e 17-të e marshimit, nis grumbullimi i qytetarëve. Protesta nga nesër në orën 19:00