Dita e 17-të e marshimit, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Protesta nga nesër në orën 19:00

16 Qershor 2026 | 18:47

Qytetarë të shumtë të shoqëruar nga familjarët dhe fëmijë të mitur janë mbledhur edhe këtë të martë në sheshin “Skëndërbej” ku më pas marshuan drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 17-të kundër ndërtimit në Zvërnec.

Ashtu siç ishte njoftuar grumbullimi i qytetarëve ka nisur në orën 18:00. Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë. Ata kanë bërë thirrje edhe për administratën që t’iu bashkohen në këtë marshim që vijon prej 17 ditësh.

Gjithashtu është njoftuar se nga e mërkura e 17 qershorit, protesta do të nisë në orën 19:00. Shtyrja me një orë e nisjes së protestës vjen për shkak të temperaturave të larta.

Lajm në përditësim…

2 Updates
19:12

Nis marshimi i qytetarëve, mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë ku pritet që në orët në vijim protestuesit të vazhdojnë protestën e tyre e cila regjistron ditën e 17-të.

Grumbullimi i qytetarëve nisi në orën 18:00 dhe pas pak minutash ata u nisën drejt Kryeministrisë. Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa vijonë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ajo që vihet re ashtu si edhe në protestat e mëparshme shumë prindër shihen me karroca me fëmijët e tyre të mitur. Ata pavarësisht se me fëmijë të mitur janë bashkuar në protestë e cila edhe në ditët e mëparshme ka qenë paqësore.

🔗 Shpërndaje
18:52

Turistët nga Holanda mbështesin protestën në Korçë: Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 17-të edhe këtë të martë në qytetin e Korçës. Një numër i ulët qytetarësh kanë dalë me pankarta dhe të veshur me simbole kombëtare.

Të pranishëm në këtë protestë janë edhe turistë të huaj nga Holanda, të cilët bëjnë thirrje që të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri.

Ndërkohë, siç është bërë traditë, qytetarët vijojnë fjalimet e tyre në foltoren e tyre, ku shpalosin kërkesat e tyre.

Ndërkohë, protesta po mbahet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku më e madhja po zhvillohet në Tiranë, e cila ka vijuar edhe me marshim drejt Kryeministrisë.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi i qytetarëve, mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë ku pritet që në orët në vijim protestuesit të vazhdojnë protestën e tyre e cila...
19:12 | 16/06/2026

Turistët nga Holanda mbështesin protestën në Korçë: Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri (VIDEO)

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 17-të edhe këtë të martë në qytetin e Korçës. Një numër i ulët qytetarësh kanë...
18:52 | 16/06/2026

Kontrolle për fuqi të lartë motorike, Policia Kufitare në Ksamil bllokon 8 mjete ujore pas vdekjes së 22-vjeçarit

Policia Kufitare ka shoqëruar këtë të martë në Portin e Sarandës disa mjete ujore “Jet Car” të cilat dyshohen se mund të jenë bllokuar pas...
16:38 | 16/06/2026