Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e kandidatit për BE
Rruga evropiane e Kosovës dhe progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian kanë qenë në qendër të debatit në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, theksoi se avancimi i Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një hap i domosdoshëm në këtë fazë të procesit integrues.
Ai vlerësoi mbështetjen e gjerë publike në Kosovë për integrimin evropian dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të këtij orientimi strategjik.
“Është shumë e rëndësishme që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat dhe të vazhdojë në rrugën e saj evropiane,” deklaroi Terras para eurodeputetëve.
Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë, ai tha se vendi ka kaluar një periudhë të ngarkuar me procese zgjedhore, duke përmendur mbajtjen e disa zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër, gjë që sipas tij ka ndikuar në funksionimin normal të institucioneve.
Terras u ndal gjithashtu te sfidat me të cilat përballet Kosova, përfshirë sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe masat kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj vendit. Ai theksoi edhe ngecjen e gjatë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar mungesën e rezultateve si një pengesë serioze për procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës
VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52
Gjykata në Prishtinë dënon një shtetas me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë
- 22:36 Marrëveshja SHBA-Iran, Papa Leoni XIV: Hapi i duhur për paqe në Lindjen e Mesme
- 22:25 Me lot në sy, Ochoa njofton pensionimin nga futbolli pas Kupës së Botës: Dhashë gjithçka (VIDEO)
- 22:11 Raporti: Marrëveshja SHBA-Iran i lejon Teheranit të nisë menjëherë shitjen e naftës dhe karburanteve
- 22:10 Ardhje surprizë në studion e Erlës, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit
- 22:08 Senati nuk arrin të miratojë rezolutën për të kufizuar fuqitë e Trump për veprimet ushtarake kundër Iranit
- 22:00 Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij