Policia në Vietnam shpëton më shumë se 400 mace të destinuara për ushqim

17 Qershor 2026 | 12:47

Policia vietnameze arrestoi nëntë anëtarë të një grupi kriminal që ishte i përfshirë në tregtinë e mishit të maceve dhe shpëtoi rreth 400 mace, njoftuan sot grupet e mbrojtjes së kafshëve.

Më shumë se 40 mace të shpëtuara iu kthyen pronarëve të tyre, por disa dhjetëra ngordhën për shkak të kushteve të këqija në të cilat mbaheshin, raporton AP.

Një hetim u nis në qytetin Ho Chi Minh për një seri vjedhjesh kafshësh shtëpiake dhe çoi në zbulimin e një rrjeti kriminal, raportuan mediat lokale, të cilat deklaruan se policia zbuloi 45 kafaze me afërsisht 400 mace të gjalla dhe katër enë shkumë të mbushura me akull me afërsisht 80 mace të ngordhura, ndërsa 21 mace të gjalla u gjetën në një vendndodhje tjetër.

Të arrestuarit pranuan se kishin kapur dhe mbledhur mace për tre vitet e fundit në jug të Vietnamit, në qytetet Ho Chi Minh, Tay Ninh dhe An Giang.

Konsumi i mishit të qenve dhe maceve është i ligjshëm në Vietnam, por shitësit duhet të kenë certifikata me origjinë shtazore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Danimarka do të dërgojë 850 trupa në Letoni nën rotacionin e NATO-s

Danimarka do të vendosë 850 trupa në Letoni gjatë kësaj vjeshte, si pjesë e pranisë ushtarake me rotacion të NATO-s në krahun lindor të aleancës....
14:04 | 17/06/2026

Trump: Pakti me Iranin nuk është përfundimtar, nëse nuk më pëlqen, do qëllojmë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e shpallur së fundmi me Iranin është vetëm një “memorandum mirëkuptimi” dhe se ajo...
13:41 | 17/06/2026

Pentagoni: Inteligjenca artificiale “Grok” u përdor për operacione të shpejta sulmi në konfliktin me Iranin

Ushtria amerikane ka përdorur një version të inteligjencës artificiale “Grok”, të zhvilluar nga kompania e Elon Musk xAI, për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve...
13:24 | 17/06/2026