Trump: Pakti me Iranin nuk është përfundimtar, nëse nuk më pëlqen, do qëllojmë!

17 Qershor 2026 | 13:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e shpallur së fundmi me Iranin është vetëm një “memorandum mirëkuptimi” dhe se ajo mund të ndryshohet në çdo moment.

Gjatë një takimi me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Trump u shpreh para gazetarëve se, nëse nuk është i kënaqur me zhvillimet, SHBA-të mund të rikthehen në veprime ushtarake.

“Nëse nuk më pëlqen, do të kthehemi të qëllojmë mbi ta,” tha ai, duke shtuar se nëse udhëheqësit iranianë “nuk sillen mirë”, Uashingtoni mund të rifillojë sulmet ajrore.

Sipas deklarimeve zyrtare, Uashingtoni dhe Teherani kanë arritur një armëpushim të përkohshëm në muajin prill me ndërmjetësim pakistanez, i cili më pas është pasuar nga një marrëveshje kornizë e shpallur këtë javë për t’i dhënë fund konfliktit.

Marrëveshja pritet të formalizohet në Zvicër të premten, ndërsa palët vazhdojnë negociatat për detajet përfundimtare të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor

Një amerikan i cili u infektua me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka mbërritur në Gjermani për trajtim. Lajmin e njoftoi të hënën ministria e shëndetësisë në Berlin, disa javë...
15:31 | 14/07/2026

Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko

Parlamenti i Ukrainës pranoi të martën dorëheqjen e kryeministres Yulia Svyrydenko, duke shkarkuar qeverinë e saj dhe duke shkaktuar një riorganizim të kabinetit. Presidenti Volodymyr...
15:29 | 14/07/2026

Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime

Dronët ukrainas kanë goditur pothuajse të gjitha urat në Krime dhe kanë ndërmarrë sulme të befasishme ndaj anijeve në ditët e fundit, duke e shkëputur...
15:26 | 14/07/2026