Miratim historik i BE-së për riatdhesimet sipas modelit me Shqipërinë. Meloni: Sukses i madh i Italisë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e cilësoi si një “sukses të madh” miratimin nga Parlamenti Europian të rregullores së re të Bashkimit Europian për riatdhesimet e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Eviani, ku ndodhet për samitin e G7 Summit, Meloni deklaroi se rregullorja e re është rezultat i punës së qeverisë italiane dhe do të lejojë kthimin më të shpejtë të personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE.
Sipas saj, rregullorja parashikon edhe mundësinë e ngritjes së qendrave të riatdhesimit në vende të treta, duke ndjekur rrugën e hapur nga marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve.
Meloni tha se kjo zgjidhje, e cila sipas saj u kundërshtua nga e majta italiane dhe europiane, tashmë është shndërruar në një instrument në dispozicion të gjithë Europës.
“Sot Italia ka arritur një sukses të madh në Evropë. Parlamenti Evropian ka miratuar rregulloren e re evropiane për riatdhesimet. Një masë historike, fryt kryesisht i punës së qeverisë italiane, e cila na lejon të riatdhesojmë shpejt ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Bashkimin Evropian.
Rregullorja parashikon, ndër të tjera, edhe mundësinë e hapjes së qendrave të riatdhesimit në vende të treta. Pra, de fakto, duke ndjekur rrugën e hapur nga qeveria italiane me protokollin me Shqipërinë.
Një zgjidhje inovative, të cilën e majta italiane dhe ajo evropiane u përpoqën ta kundërshtonin në çdo mënyrë, por që falë kësaj qeverie është bërë sot një instrument në dispozicion të mbarë Evropës.
Të mbrojmë kufijtë, të ulim drastikisht zbarkimet, të luftojmë trafikantët e qenieve njerëzore, të riatdhesojmë menjëherë ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë te ne. U kishim premtuar italianëve se do të ndryshonim Evropën dhe e bëmë këtë me guxim, me durim, me vendosmëri, sepse busulla jonë është e qartë: të respektojmë pikë për pikë programin e votuar nga qytetarët. Nuk do të ndalemi, do të ecim përpara kështu”, u shpreh Meloni në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.
Raporti i PE, reagon Bardhi: Rama të dëgjojë zërin e eurodeputetëve
Përplasen tre automjete në aksin Pogradec-Lin, plagoset një person (VIDEO)
Mashtrim përmes call center-ave, arrestohen 7 persona në Tiranë. Procedohen 27 të tjerë
- 17:05 Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen
- 16:54 Raporti i PE, reagon Bardhi: Rama të dëgjojë zërin e eurodeputetëve
- 16:50 Hungaria nis hetim për sekuestrimin e 82 milionë dollarëve të Ukrainës nën qeverinë e Orbanit
- 16:43 Përplasen tre automjete në aksin Pogradec-Lin, plagoset një person (VIDEO)
- 16:40 Mashtrim përmes call center-ave, arrestohen 7 persona në Tiranë. Procedohen 27 të tjerë
- 16:33 Rivendosja e sanksioneve ruse për naftën, Trump jep detaje se kur mund të ndodhë