Vodhi makinën, shoferi përplas 6 këmbësorë në Los Angeles. Arrestohet autori

17 Qershor 2026 | 18:19

Një makinë goditi dhe plagosi gjashtë këmbësorë, përfshirë një oficer policie, në Culver City, Los Angeles. Autori dyshohet i kishte vjedhur makinën dikujt dhe e kishte kërcënuar me thikë.

Shoferi i makinës dyshohet se goditi dy persona me automjetin e tij përpara se të fillonte ndjekja e policisë, ndërsa më vonë goditi dhe plagosi katër të tjerë në përpjekjen e tij për t’u arratisur.

Ende nuk dihet se sa seriozë janë lëndimet e këmbësorëve. Në të njëjtën kohë, disa automjete pësuan dëme materiale gjatë përplasjes. Policia arrestoi shoferin. Motivi i shoferit nuk dihet ende.

“Nuk e di se cili ishte motivi i tij apo logjika e tij. Ajo që dimë është se ai veproi në mënyrë të pamatur dhe të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetë në qytetin tonë”, tha departamenti i policisë së qytetit.

Sulmuesi u dërgua në spital me lëndime të lehta dhe përballet me një sërë akuzash, përfshirë tentativë vrasjeje. Hetimi për incidentin është duke vazhduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap të ri diplomatik në përpjekje për të eksploruar mundësinë e negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në...
20:46 | 17/06/2026

Ministri Araghchi bisedë telefonike me homologun kinez, në fokus marrëveshja me SHBA-në

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi dhe homologu i tij kinez Wang Yi kanë diskutuar në një telefonatë përmbajtjen e marrëveshjes së përkohshme, e...
20:00 | 17/06/2026

Marrëveshja SHBA-Iran: 14 pikat kryesore të draftit

Një draft i një marrëveshjeje 14-pikëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i siguruar nga CNN, përshkruan kushtet e një armëpushimi të mundshëm dhe një...
19:58 | 17/06/2026