Sezoni veror, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda deri më 15 shtator

17 Qershor 2026 | 18:33

Me nisjen e sezonit turistik veror, Policia e Shtetit ka vënë në zbatim një plan masash për të lehtësuar qarkullimin dhe për të rritur sigurinë rrugore gjatë muajve të verës. Nga 16 qershori deri më 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash gjatë fundjavave dhe ditëve të pushimit zyrtar.

Kufizimet zbatohen për automjetet e transportit të mallrave me masë maksimale të autorizuar mbi 7.5 ton, mjetet me gjatësi mbi 12 metra, makineritë bujqësore dhe teknologjike me shpejtësi të ulët, si edhe për autoshkollat në akset rrugore të përcaktuara.

Sipas planit të masave, Policia Rrugore do të jetë e pranishme 24 orë në ditë në akset kombëtare, zonat turistike dhe pikat kufitare, duke përdorur dronë, radarë, alkooltestues dhe pajisje të tjera inteligjente për monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve.

Autoritetet theksojnë se masat synojnë të shmangin bllokimet në rrugët drejt zonave turistike gjatë fluksit të pushuesve, ndërsa përjashtim nga kufizimet do të kenë mjetet që kryejnë shërbime emergjente dhe transport të mallrave të domosdoshme, sipas rasteve të parashikuara në udhëzim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)

Një protestues ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar teksa ka marrë me vete dhentë. Ai shihet që ka krijuar një gardh rreth tyre...
20:35 | 17/06/2026

Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës

Edhe këtë të mërkurë vijon protesta e qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Ndryshe nga 17 ditët e mëparshme të protestës, qytetarët nga kjo e mërkurë...
20:19 | 17/06/2026

‘Flamingot’ marshojnë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pamje të veçanta janë parë këtë mërkurë gjatë marshimit të qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë. Protestës i janë bashkuar edhe flamingot të cilat janë...
20:06 | 17/06/2026