Infrastruktura e qytetit dhe parkimet e gabuara, sfidë për shuarjen e zjarreve në Gjirokastër

17 Qershor 2026 | 19:25

Në këtë periudhë vere me rrezik të shtuar për zjarre, në Gjirokastër rrugët e ngushta dhe parkimet e parregullta po vështirësojnë lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse, duke ndikuar në reagimin e shpejtë në raste emergjencash.

Sipas Aurela Çanit, përgjegjëse e sektorit të parandalimit të zjarreve në zonat më të mëdha të zonës së Gjirokastrës, rrugët për hyrjen e automjeteve të zjarrfikësve janë të lira, por problem mbetet mënyra e parkimit të makinave në mënyrë të parregullt.

 “Në pjesën më të madhe në zonën e Bashkisë Gjirokastër rrugët për hyrjen e automjeteve zjarrfikëse janë të lira, tek pjesa tjetër kur kemi hasur problematika tek pjesa e parkimit të automjeteve në mënyrë të parregullt, kemi bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me Policinë e Shtetit dhe me Policinë Bashkiake për të marrë masa në pika të veçanta ku kemi konstatuar bllokim të rrugëve”, u shpreh ajo.

Pazari karakteristik, zona më problematike për ndërhyrje emergjente. Më shqetësuese paraqitet situata në zonën muzeale, ku zjarret mund të rrezikojnë edhe vlerat historike dhe kulturore të qytetit.

 “Pjesë tjetër problematike për hyrjen e automjeteve dhe zjarrfikësve kemi pjesën e pazarit, siç dihet pjesa e pazarit jo vetëm në sezonin e verës por gjatë gjithë vitit është me një fluks të shtuar. Nga ana e drejtorisë sonë janë marrë masa, kemi adoptuar një automjet gjithëmbështetës dhe kjo do të qëndrojë e stacionuar tek pjesa e zonës muzeale që nëse do të kemi problematikë të ndërhyjmë në kohë”, ka thekuar ajo.

Zjarrfikësit në Gjirokastër gjatë sezonit të verës po i kushtojnë vëmendje edhe sensibilizimit dhe bashkëpunimit me komunitetin për parandalimin e zjarreve në pyje dhe kullota.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)

Një protestues ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të protestuar teksa ka marrë me vete dhentë. Ai shihet që ka krijuar një gardh rreth tyre...
20:35 | 17/06/2026

Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës

Edhe këtë të mërkurë vijon protesta e qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Ndryshe nga 17 ditët e mëparshme të protestës, qytetarët nga kjo e mërkurë...
20:19 | 17/06/2026

‘Flamingot’ marshojnë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pamje të veçanta janë parë këtë mërkurë gjatë marshimit të qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë. Protestës i janë bashkuar edhe flamingot të cilat janë...
20:06 | 17/06/2026