Tjetër atentat ndaj Trump? FBI thotë se parandaloi sulmin me dronë në Shtëpinë e Bardhë

17 Qershor 2026 | 22:16

FBI ka njoftuar se ka parandaluar një komplot të dyshuar për sulm me dronë të mbushur me eksplozivë në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një aktiviteti sportiv të organizuar në kryeqytetin amerikan.

Sipas autoriteteve, ngjarja lidhej me një event të arteve marciale të organizuar nga UFC, i cili po mbahej në kuadër të festimeve të përvjetorit të 80-të të lindjes së Presidentit Donald Trump.

Autoritetet amerikane kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në plan, ndërsa të paktën tre prej tyre janë akuzuar për komplot për vrasje.

Hetimet kanë nisur pas një informacioni të marrë nga nëna e njërit prej të arrestuarve, e cila ka sinjalizuar autoritetet për planin e dyshuar.

Sipas dokumenteve gjyqësore, plani parashikonte përdorimin e dronëve të pajisur me eksplozivë për të goditur zonën veriore të Shtëpisë së Bardhë gjatë zhvillimit të eventit sportiv, i quajtur “UFC Freedom 250”, pjesë e aktiviteteve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë

Masa që ndalon përdorimin e “telefonave inteligjentë” nga zyrtarët publikë filloi të zbatohet sot në Afganistan, pas një iniciative nga qeveria talebane. “Një dekret verbal i...
22:38 | 17/06/2026

Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se forcat amerikane do të qëndrojnë në Gjirin Persik për pak kohë pas një marrëveshjeje me Iranin. I...
22:31 | 17/06/2026

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime

Samiti i G7, i cili u mbyll sot, 17 qershor, u dominua nga diskutimet për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe rolin e Shteteve të Bashkuara...
22:27 | 17/06/2026