Zbulohen 1820 bimë Cannabis Sativa në Fushë Gjormë, arrestohet 40-vjeçari

18 Qershor 2026 | 13:34

Policia e Shtetit ka organizuar operacionin antidrogë të koduar “Vigjilenca 2” në fshatin Fushë Gjormë, ku janë konstatuar 1820 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në vendngjarje është kapur në flagrancë një 40-vjeçar me inicialet N. Xh., banues në Krujë, i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e një bashkëpunëtori të dyshuar, shtetasit A. K., 54 vjeç, banues në Fushë Milot, i shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të rastit.

Operacioni “Vigjilenca 2” është zhvilluar në kuadër të kontrolleve intensive në territor për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa bimët e konstatuara janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet në terren për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të enjte në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, në Ibë. Dyshohet se trupi është i të riut,...
15:31 | 18/06/2026

“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, në kuadër...
15:20 | 18/06/2026

I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës Erjon Rama, i cili akuzohet nga SPAK për pastrim parash si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut. Ndaj Ramës,...
15:16 | 18/06/2026