AMP godet një rast të gjobëvënies, masa sigurie për dy ish drejtues policie si dhe shefin e Policisë Bashkiake në Devoll
Dy ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale Elbasan–Korçë dhe shefi i Policisë Bashkiake të Devollit janë vënë nën masa sigurie pasi dyshohen për përfshirje në një rast gjobëvënieje me anë të kanosjes.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) njofton se ka ekzekutuar masat e sigurimit ndaj tyre pasi dyshohen për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të procedimit penal nr. 238 të vitit 2026, të drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Sipas njoftimit zyrtar, në zbatim të vendimit të gjykatës, janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj tre shtetasve të përfshirë në hetim.
Ndaj shtetasit Glodian Gëzim Ahmetaj, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Drejtor në Drejtorinë Rajonale Elbasan–Korçë, janë vendosur masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.
Ndaj shtetasit Devis Ramadan Ago, me detyrë Shef Sektori në të njëjtën drejtori, është caktuar masa “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”.
Ndërsa ndaj shtetasit Klevis Ramadan Hoxha, me detyrë Shef i Policisë Bashkiake pranë Bashkisë Devoll, janë caktuar masat “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Gjatë operacionit janë ekzekutuar të gjitha detyrimet procedurale të përcaktuara nga gjykata dhe janë ushtruar tre kontrolle banesash të autorizuara nga organi procedues, me qëllim administrimin e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
AMP thekson se vijon angazhimin e saj në hetimin e rasteve ku dyshohet për përfshirje të funksionarëve publikë në veprimtari të kundërligjshme, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe llogaridhënien institucionale.
Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
- 15:43 Spiunazh për Kinën, dënohen me burg dy persona në Britani
- 15:31 Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit
- 15:26 Parlamenti irlandez voton për heqjen e pritjes tre-ditore për abort
- 15:20 “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
- 15:19 Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA, një mesazh nga një Iran i fortë
- 15:16 I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama