Lavrov pas sulmit në rafineri: Do të nisim sulme masive kundër objektivave ukrainase

18 Qershor 2026 | 16:31

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska do të vazhdojë sulmet masive mbi objektivat në Ukrainë.  Duke folur me gazetarët, ai theksoi se presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar së fundmi qëllimin e Rusisë për të nisur sulme të koordinuara në shkallë të gjerë, pas sulmeve të mëparshme që Moska ia atribuon Kievit.

“Presidenti kishte deklaruar se tani do të kryejmë sulme masive në mënyrë të rregullt kundër objektivave nga të cilat varet drejtpërdrejt aftësia luftarake e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ky është një mision i caktuar nga Komandanti Suprem i Përgjithshëm dhe forcat tona të armatosura po e kryejnë atë dhe do të vazhdojnë ta kryejnë atë”, tha ministri rus.

Lavrov argumentoi gjithashtu se sulmi i fundit nga dronët ukrainas në rajonin e Moskës kërkon një përgjigje specifike nga Rusia.

“Unë besoj se u thanë fjalët e duhura, por kam qenë prej kohësh i bindur se fjalët nuk janë të mjaftueshme”, tha ai.

Më parë, Moska u përball me një nga sulmet më të mëdha nga dronë ukrainasë në dy vjet. Sipas autoriteteve ruse, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar rreth 190 dronë që nga orët e para të ditës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emiratet e Bashkuara bëhen vendi i parë arab që kufizon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të enjten se fëmijët nën moshën 15 vjeç nuk do të lejohen më të përdorin platformat e mediave sociale, duke...
17:37 | 18/06/2026

Vrasja e karikaturistit rus në Poloni, arrestohet autori i dyshuar. Vijojnë hetimet

Policia polake ka arrestuar një burrë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e karikaturistit rus Robert Kuzovkov. I dyshuari përdorte një pasaportë gjeorgjiane. Autoritetet po punojnë...
17:37 | 18/06/2026

Hegseth paralajmëron NATO-n: SHBA-të do të rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë brenda 6 muajve

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u tha  ministrave të mbrojtjes të NATO-s të enjten se Pentagoni do të rishikojë praninë e tij ushtarake në...
17:19 | 18/06/2026