Vedat Muriqi udhëton drejt Stambollit, Fenerbahce jep njoftimin e rëndësishëm: Do përmbyllim transferimin
Fenerbahce ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me një transferim. Ekipi turk ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me Vedat Muriqin. Ndër të tjera theksohet se ai do të udhëtojë drejt Stambollit mbrëmjen e kësaj të enjte.
“Informacion për transferimin Futbollisti Vedat Muriqi, për të cilin klubi ynë ra dakord në parim, do të mbërrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përfunduar fazën e fundit të negociatave të transferimit.
Avioni që transportonte Vedat Muriqin do të ulet në Terminalin e Linjave të Jashtme të Aeroportit Sabiha Gökçen sonte në orën 21:00”, thuhej në njoftimin zyrtar të Fenerbahces.
Muriqi është sulmues te Mallorca ku ka patur një performancë shumë të mirë me ekipin spanjoll. Ai i ka luajtur edhe në të kaluarën për Fenerbahcen. Në një sezon me ekipin turk, ai shënoi 17 gola dhe 7 asistime.
Tuchel ‘ankohet’ te FIFA-s për fotografët: Prishën momentin, nuk mund të shihja asnjë lojtar gjatë himnit kombëtar
Flamurtari nis epokën e re, Oltijon Kërnaja merr drejtimin e vlonjatëve
Kupa e Botës, Kolumbia e nis me fitore, mposht Uzbekistanin 3-1
- 17:33 Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në mbledhje të zgjeruar, Euronews Albania zbulon detajet
- 17:19 Hegseth paralajmëron NATO-n: SHBA-të do të rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë brenda 6 muajve
- 17:12 Vodhi minibusin dhe tentoi të arratisej, autori në Turqi aksidentohet për vdekje pak minuta më pas (VIDEO)
- 17:00 Tuchel ‘ankohet’ te FIFA-s për fotografët: Prishën momentin, nuk mund të shihja asnjë lojtar gjatë himnit kombëtar
- 16:48 Izraeli zotohet se nuk do të tërhiqet nga Libani, teksa vendet përgatiten për një raund të ri bisedimesh
- 16:39 Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK