Avokati i Popullit nis hetimin e veprimeve të policisë ndaj protestuesve, takon aktivistët e proceduar
Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti sot një grup aktivistësh të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar dhe ndaj të cilëve, policia ka nisur procedime penale. Mbi bazën e ankesës së tyre, institucioni ka nisur verifikimin e veprimeve të deritanishme të policisë.
Aktivistët pretendojnë se procedimet ndaj tyre janë të pabazuara dhe synojnë dekurajimin e të drejtës së tyre për të protestuar.
Avokati i Popullit po vlerëson nëse këto veprime të policisë përmbushin parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“E drejta për të protestuar paqësisht është e drejtë themelore dhe duhet garantuar me çdo kusht. Kur policia procedon qytetarë vetëm sepse protestuan, barra e provës nuk është tek protestuesit por te policia, e cila duhet të vërtetojë që ata realisht kanë shkelur ligjin”,-deklaroi Shabani.
Avokati i Popullit do të vijojë hetimin administrativ ndaj sjelljes së policisë për tu siguruar se në çdo rast e drejta për tubim të mos cenohet.
Rama i pranishëm në seancën plenare, votohet me 84 vota pro amnistia penale
PAMJE EKSKLUZIVE / Momenti kur makina përplas autobusin me fëmijë në Elbasan
Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK
- 19:03 Persona të armatosur sulmojnë aeroportin e Nigerit, vriten 11 anëtarë të forcave të sigurisë dhe 2 civilë
- 19:01 Rinis seanca plenare, Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj
- 18:58 Rama i pranishëm në seancën plenare, votohet me 84 vota pro amnistia penale
- 18:41 Kërkoi ndërhyrjen e SHBA-së në gjyqin e babait të tij, djali i Jair Bolsonaros dënohet me 4 vite burg
- 18:41 PAMJE EKSKLUZIVE / Momenti kur makina përplas autobusin me fëmijë në Elbasan
- 18:30 Komentet pozitive të Papës për marrëveshjen SHBA-Iran, reagon Vance