Xhaka shënon gol ndaj Bosnjë-Hercegovinës, hesht kritikët
Kapiteni Granit Xhaka ka shënuar gol për Zvicrën që e siguroi fitoren e parë në Kupën e Botës 2026. Zvicra të enjten mbrëma fitoi 4:1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës, me golat që u shënuan në fundin e ndeshjes. Zvicra tani i ka katër pikë në Grupin B, kurse Bosnjë-Hercegovina mbetet me një pikë.
Ka pasur shumë kritika në drejtim të Xhakës së fundmi në mediumet zvicerane, që kanë raportuar se te Zvicra po krijohet një klimë “toksike”. Por, Xhaka i ka heshtur kritikët pas golit që e shënoi nga penalltia në minutën e shtatë të kohës shtesë. Ai festoi duke bërë gjestin me dorë, që kritikët të jenë më të qetë.
“Njerëzit e dinë se kush jam. Disa njerëz nuk i durojnë kritikat. Unë jam njëri që e kritikoj veten para se t’i kritikojë të tjerët. Merret ndryshe kur unë them diçka, por unë nuk di ndryshe. Zvicra mund të jetë krenare që ka lojtar me 148 paraqitje, për këto ngjyra, për shtetin, dhe me krenari të pastër.
Por ndoshta kjo më duhet, unë provokoj paksa. Ajo që është e rëndësishme është se ekipi është prapa meje. Duhet të paraqitemi mirë së bashku. Asgjë tjetër nuk më intereson. Më intereson ajo që ndodh në fushë dhe nuk është gjithmonë e lehtë. Jam këtu për sukses dhe për këtë do të mundohem për sa kohë do të jem këtu”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes.
Ndërhyrja e frikshme i kushtoi Botërorin lojtarit kanadez, Maribo lëndoi rëndë edhe Neymarin në 2019 (VIDEO)
Babai i Messit po përballet me një problem shëndetësor, familja bën thirrje për privatësi
Anglia vendosi rekord botëror! Ajo që bënë kundër Kroacisë nuk ka ndodhur kurrë më parë
- 10:00 Ministri Barrot: Nuk do të ketë heqje të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit pa miratimin e Francës
- 09:58 Ibrahimaj: Nuk ka ende asnjë projekt për Zvërnecin, qëllimi ynë është që të realizohet
- 09:51 Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë
- 09:51 Marrëveshja SHBA-Iran, ministrja Ibrahimaj: Do të ndërpresim Bordin e Transparencës për karburantet
- 09:41 Obama hap qendrën presidenciale në Çikago, thirrje amerikanëve: Mbroni demokracinë
- 09:37 WSJ: Pentagoni do të kërkojë 80 miliardë dollarë për të mbuluar kostot e luftës me Iranin