Marrëveshja SHBA-Iran, ministrja Ibrahimaj: Do të ndërpresim Bordin e Transparencës për karburantet
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë këtë të premte bëri të ditur se qeveria vendosi të ndërpresë Bordin e Transparencës për karburantet.
Kjo ndërprerje, sipas saj, vjen nga marrëveshja e arritur mes SHBA-së dhe Iranit, e cila rezultoi edhe me hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
“Do të ndërpresim bordin e transparencës, i cili prej disa muajsh është në funksion në bazë të ligjit për hidrokarburet.
Ka pasur luhatje të çmimit të karburanteve dhe, më shumë se dy javë, çmimi ka ardhur duke u reduktuar, ndërsa çmimet e bursës janë stabilizuar.
Është arritur një marrëveshje dhe kanali i Hormuzit do të zhbllokohet, dhe situata në Lindjen e Mesme ka më pak paqëndrueshmëri, dhe kjo është arsyeja që ne do ta përfundojmë funksionin e bordit të karburanteve”, u shpreh ajo.
E pyetur nga gazetarët nëse, pas heqjes së bordit, do të ketë një rritje të lartë të çmimeve të karburanteve nga kompanitë dhe çfarë masash ka marrë qeveria për këtë, Ibrahimaj u përgjigj se heqja e Bordit të Transparencës është një eksperiencë e kaluar nga rasti i luftës në Ukrainë dhe se kompanit, sipas saj, nuk i kanë rritur çmimet.
“Nuk është qeveria që bën këto lloj investigimesh, por është Autoriteti i Konkurrencës, i cili është institucion i pavarur dhe bën investigime nëse ekzistojnë apo jo kushtet për të pasur një treg ku lojtarët e tregut sillen si oligopol.
Kjo nuk është eksperiencë jonë e parë, e kemi bërë edhe kur nisi lufta në Ukrainë, nuk u materializua një sjellje e tillë. Në momentin që ne vendosëm të dalim nga bordi, kompanit nuk rritën çmimet në mënyrë të pakontrolluar. Patjetër që bordi i fuste në një regjim ku marzhet e fitimit ishin të përcaktuara dhe nuk mund të lëviznin në ato marzhe mbi çmimin”, u shpreh ajo.
Ardit Bido reagon për përplasjen me protestuesit (VIDEO)
Ministeriali i NATO-s në Bruksel, takimi i 35-të i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Pjesmarrës dhe ministri Nufi
Siguria rrugore, Hita: Ka mbaruar koha e “gjuetisë” së gjobave, kemi hyrë në epokën e monitorimit inteligjent
- 11:05 Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit pas vrasjes së 4 ushtarëve izraelitë: I gjithë Libani duhet të digjet
- 10:53 Ardit Bido reagon për përplasjen me protestuesit (VIDEO)
- 10:52 Valë e të nxehtit edhe në Gjermani; temperaturat deri në 38 gradë, po vijnë stuhi të forta
- 10:51 Ministeriali i NATO-s në Bruksel, takimi i 35-të i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Pjesmarrës dhe ministri Nufi
- 10:44 Franca përfshihet nga vala e të nxehtit, mbyllen shkollat, anulohen festivalet
- 10:44 Sulmet libaneze vranë 4 ushtarë, ministri Gvir: I gjithë Libani duhet të digjet