Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit
Të paktën 35 persona kanë humbur jetën pasi persona të armatosur sulmuan të enjten aeroportin më të madh të Nigerit, njoftuan autoritetet.
Ky është sulmi i dytë ndaj këtij objekti brenda më pak se pesë muajsh.
Banorët e vendit me shumicë myslimane thanë se sapo kishin përfunduar faljen e namazit të mëngjesit kur dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh nga Aeroporti Ndërkombëtar “Diori Hamani”, i vendosur në kryeqytetin Niamej, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Ministria e Mbrojtjes e Nigerit bëri të ditur se në mesin e viktimave janë 22 sulmues, 11 ushtarë dhe dy civilë.
Mbrëmjen e së enjtes, grupi xhihadist Jama’at Nusrat al-Islam ëal-Muslimin (JNIM), i lidhur me Al-Kaedën, mori përgjegjësinë për sulmin.
Nigeri po përballet prej më shumë se një dekade me kryengritje të grupeve islamiste.
Netanyahu urdhëron sulm total kundër Hezbollahut, goditen 80 objektiva pas vrasjes së 4 ushtarëve izraelitë
Meloni i reagon Trump: Deklarata tërësisht të shpikura, unë dhe Italia nuk lypim kurrë (VIDEO)
Pas marrëveshjes me SHBA-në, Teherani njofton procedura të reja për kalimin e anijeve në Hormuz
- 13:31 Netanyahu urdhëron sulm total kundër Hezbollahut, goditen 80 objektiva pas vrasjes së 4 ushtarëve izraelitë
- 13:16 Meloni i reagon Trump: Deklarata tërësisht të shpikura, unë dhe Italia nuk lypim kurrë (VIDEO)
- 13:15 Pas marrëveshjes me SHBA-në, Teherani njofton procedura të reja për kalimin e anijeve në Hormuz
- 13:02 Tajani anulon udhëtimin në SHBA, shkak deklaratat e Trump ndaj Melonit
- 13:02 Trump pas takimit me kryeministren italiane në samitin e G7: Meloni m’u lut të bënim një foto, më erdhi keq për të
- 12:50 Norvegjia do të hapë një konsullatë në Groenlandë