Shtyhet seanca në KQZ për mandatin e kryebashkiakut të Mallakastrës

30 Qershor 2021 | 11:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë seancën për heqjen ose jo të mandatit të kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt, i cili rezultoi se është dënuar në Greqi me tre vite burg.

Pritet që seanca e radhës të zhvillohet të premten në orën 11:00, vendim i marrë ky pas kërkesës së avokatit të kryebashkiakut, Besnik Strati, i cili kërkoi kohë shtesë për të paraqitur mbrojtjen me shkrim.

Avokati konfirmoi për Euronews Albania se ka bërë kërkesë në autoritetet greke për dokumentacion shtesë. Po ashtu, ai ka kërkuar informacion nga prokuroria, pasi nuk janë  njohur me provat.

Në vitin 1999, Qerim Ismailaj ai punonte në ndërtim në shtetit fqinj, në ishullin Hiot dhe pronari që e kishte punësuar në atë kohë nuk e kishte paguar për një punë të bërë dhe kishte një shumë të konsiderueshme parash për t’i dhënë.

Më pas, biznesmeni grek dhe kryebashkiaku i Mallakastrës janë takuar dhe janë përplasur fizikisht mes tyre.

Në momentin e sherrit shtetasi grek është rrëzuar e ka përplasur kokën në kalldrëm duke marrë plagë.

Pas kësaj, ai bëri kallëzim në polici, dhe menjëherë policia greke arrestoi Isamilajn, i cili u dënua me tre vite burg.

Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se Qerim Ismailaj e prek ligji i dekriminalizimit.

Shkresa e Prokurorisë i është përcjell Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026