Tensione para Bashkisë së Durrësit, banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

22 Qershor 2026 | 14:15

Një situatë e tensionuar u regjistrua mëngjesin e së hënës para Bashkisë së Durrësit, ku disa përfaqësuese të familjeve të komunitetit rom në Nishtullë protestuan për moskalimin e bonusit të strehimit, të cilin, sipas tyre, nuk e kanë përfituar prej 9 muajsh.

Pas tensioneve të krijuara para godinës së bashkisë, një përfaqësi e banorëve u prit nga autoritetet përgjegjëse për të diskutuar shqetësimet e tyre. Sipas banorëve, vonesat në pagesën e bonusit dhe premtimet e pambajtura për afatet e kalimit të fondeve i kanë vënë në vështirësi serioze përballë qiradhënësve, duke rrezikuar të mbeten pa strehim.

Lista me rreth 90 përfitues pritet të marrë firmën e kryetares së Bashkisë së Durrësit, çka do t’i hapë rrugë kalimit të fondeve në llogaritë e banorëve. Sipas përfaqësuesit të shoqatës “Ushten”, Ismail Jakupi, dy kanë qenë arsyet kryesore të vonesave: verifikimi i dokumentacionit dhe mosdisbursimi i fondeve nga Ministria e Financave.

Në listën e përfituesve të bonusit të strehimit, që mbulon 50% të qirasë nga bashkia, përfshihen rreth 250 persona nga komunitetet rom dhe egjiptian. Në total, lista e përfituesve përmban 412 persona. Sipas Bashkisë së Durrësit, në ditët në vijim do të kryhen pagesat edhe për familjet e tjera përfituese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private

Kompania “Riviera Kakome” ka reaguar pas incidentit të së dielës në zonën e Kakomesë, ku banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të pretenduar tokash dhe...
15:40 | 22/06/2026

Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit, ku një punëtor 26-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të...
15:24 | 22/06/2026

Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare arkitekti i ekonomisë moderne amerikane, Alan Greenspan

Alan Greenspan, ish-kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së dhe një nga figurat më me ndikim në ekonominë globale, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Lajmi...
15:02 | 22/06/2026