Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private

22 Qershor 2026 | 15:40

Kompania “Riviera Kakome” ka reaguar pas incidentit të së dielës në zonën e Kakomesë, ku banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të pretenduar tokash dhe emigrantë nga qytete të ndryshme protestuan duke shembur rrethimin e vendosur në zonë.

Sipas kompanisë, një grup personash të pajisur me mjete shkatërruese ka hyrë në pronën private dhe ka dëmtuar rrethimin, kabinën e rojeve dhe objekte të tjera në territorin e saj. Në reagim, “Riviera Kakome” e cilëson ngjarjen si akt dhune ndaj pronës private dhe thekson se porta e objektit ka qenë e hapur, ndërsa dëmtimet janë kryer në mënyrë të qëllimshme.

Kompania shprehet se prona është e blerë nga shteti dhe është e pajisur me leje ndërtimi, duke shtuar se veprimet e protestuesve përbëjnë shkelje ligjore dhe dëmtojnë investimin në zonë. Sipas saj, janë mbledhur prova për të vijuar me ndjekje penale ndaj personave përgjegjës.

“Shoqëria Riviera Kakome shpk e denoncon këtë dhunë shkatërrimtare kundrejt një trualli privat të shitur nga shteti dhe një rrethimi të pronës të bërë me leje ndërtimi të lëshuar nga KKT. Kemi sistemuar provat për ndjekjen penale të personave përgjegjës. Besojmë që organet e ligjit do të bëjnë detyrën duke dënuar keqbërësit në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten”, thuhet në njoftim.

Në reagim hidhet poshtë pretendimi se banorëve u është mohuar e drejta për të aksesuar plazhin, duke u argumentuar se hyrja në bregdet ka qenë e lirë dhe e mundur përmes rrugëve ekzistuese pranë rrethimit.

“Është për të ardhur keq që dikush e justifikon dhunën me faktin që njerëzve u është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Është një arsye e pavërtetë, e sajuar. Njerëzve kurrë nuk u është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Mbas dhënies së lejes së ndërtimit dhe rrethimit të truallit privat u është ndaluar hyrja në pronën private. Ndërsa vajtja në plazh ka qenë gjithnjë e mundur në rrugën përgjatë rrethimit e cila ekziston prej shumë kohe. Hyrja dhe përdorimi i plazhit ka qenë gjithnjë i lirë“, njofton kompania.

Kompania kritikon gjithashtu mënyrën e raportimit të disa mediave, të cilat sipas saj kanë justifikuar veprimet e dhunshme duke i përshkruar protestuesit si pronarë të tokës në Kakome.

“E konsiderojmë të rëndë faktin që ndonjë media justifikon dhunën me shprehje të tilla si “banorë të Nivicës, pronarë të tokave në Kakome, kanë shembur rrethimin”. E konsiderojmë të papërgjegjshme një shprehje të tillë, mbasi është detyrë e çdonjërit që publikon diçka, të analizojë fillimisht të vërtetën. E kemi shpjeguar më parë, por na duket me vend ta përsërisim “Të vërtetën mbi Kakomenë”. Nuk ka banorë të Nivicës pronarë të tokës në Kakome. Po ju bëjmë me dije përsëri çfarë ka ndodhur. Kontestimi i grupit të vetëquajtur Bashkësia e fshatit Nivicë për njohjen e disa pronave, të cilësuara “ish kullota” të ndodhura 10-15 km larg fshatit, padrejtësisht pa asnjë arsye, bllokoi projektin e resortit në Kakome”, thuhet në njoftim.

Ajo thekson se çështjet e pronësisë janë shqyrtuar në gjykata dhe janë rrëzuar si të pabazuara.

“Nuk ka banorë të Nivicës pronarë të tokës në Kakome. Po ju bëjmë me dije përsëri cfarë ka ndodhur. Kontestimi i grupit të vetëquajtur Bashkësia e fshatit Nivicë për njohjen e disa pronave, të cilësuara “ ish Kullota” të ndodhura 10-15 km larg fshatit, padrejtësish pa asnjë arsye, bllokoi projektin e resortit në Kakome. Së pari duhet të dihet që pretendimi i tyre u rrëzua si i pabazë në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor. Por më interesant është një fakt tjetër. Në kërkesën për njohjen e pronave, ish kullota, nga banorët e Nivicës, shkruheshin qartë kufijtë e pronave të pretenduara dhe konkretisht: “ Kufirin Perëndimor i kullotave ishte Manastiri i Kakomesë”(sipas tyre bazuar në një marrëveshje me shtetin turk në kohën para pavarësisë). Ndërkohë, mjafton të shihni hartën, për të konstatuar lehtësisht, që trualli i Kakomesë fillon disa qindra metra më në perëndim të Manastirit. Në konkluzion: Banorët e Kakomesë nuk kanë qënë kurrë pronarë të truallit të Kakomesë, dhe as pretendues të pronësisë”,- thuhet në deklaratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi kërkon më shumë kontroll mbi kreditimin e bankave, cilat çështje u shqyrtuan

Kuvendi i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj bizneseve të mëdha dhe pasurive të paluajtshme....
16:53 | 22/06/2026

Asociacioni i Gazetarëve reagon në lidhje me sigurinë e ekipeve mediatike në protesta: Mos intimidoni gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për incidentet e regjistruara ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë në javët...
16:34 | 22/06/2026

U mbyt në plazhin e Durrësit, përcillet në banesën e fundit 11-vjeçari nga Berati

Ardit Muçogllava, 11-vjeçari nga Berati, i cili humbi jetën ditën e diel pasi u mbyt në det në plazhin e Durrësit, është përcjellë këtë të...
16:29 | 22/06/2026