Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

23 Qershor 2026 | 09:14

Policia e Shtetit ka vijuar këtë të martë me një sërë lëvizjesh dhe emërimesh në nivelet drejtuese, pas përfundimit të konkurrimeve për drejtues qarqesh dhe në kuadër të riorganizimit të strukturave policore.

Sipas vendimeve të marra, Drejtues Ardrit Elmazi, i shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Po ashtu, Drejtues Dashamir Spaho është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa Drejtues i Parë Xhevahir Karaj do të drejtojë Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Ndërkohë, Drejtues Armir Gjikolaj, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Policisë Dibër, pas dorëheqjes nga posti me kërkesën e tij, është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve janë bërë edhe emërime të tjera në nivele drejtuese lokale. Kryekomisar Idris Daulle është caktuar Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Gjithashtu, Kryekomisar Erion Duma është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa Komisar Klodjan Çeka do të drejtojë Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.

Ndërsa në qarkun e Lezhës, Komisar Sokol Myrta është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Artistë të rinj shqiptarë mes arbëreshëve të Italisë për të rilidhur fillin e kujtesës

Nga 6 korriku deri më 3 gusht 2026, fshati i Spezzano Albanese (Spixana) do të bëhet skena e një rikthimi në origjinë që tejkalon kufijtë...
10:25 | 23/06/2026

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje

Maturantët po zhvillojnë këtë të martë provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje. Qindra nxënës i janë drejtuar qendrave të testimit...
09:17 | 23/06/2026

Vazhdon konflikti në Aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja për grupet e punës

Tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës kanë vijuar edhe këtë të martë, duke sjellë bllokimin e hyrjes për grupet e punës dhe nënkontraktorët e...
08:24 | 23/06/2026