E rëndë në Përrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti. Vihet në pranga

23 Qershor 2026 | 13:08

Ngjarje e rëndë në fshatin Karakavec të Përrenjasit, ku një 69-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën bashkëshortes së tij pas një konflikti në familje. Sipas të dhënave të para, dhuna në familje kishte qenë e vazhdueshme prej kohësh dhe viktima kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje gjatë tre muajve të fundit.

Sipas policisë, Gani Danga ka lyer me benzinë gruan 67-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën. Menjëherë pas ngjarjes, 67-vjeçarja është transportuar mbrëmë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore u transportua për në repartin e djegieve në Tiranë.

Paraprakisht, burime spitalore bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 69-vjeçari është arrestuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” është shtyrë këtë të martë, pasi prokurorët e SPAK kërkuan kohë për...
14:23 | 23/06/2026

Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë

Policia e Tiranës këtë të martë në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Operacioni...
14:07 | 23/06/2026

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik

Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Në seancë u...
13:37 | 23/06/2026