Operacion masiv antidrogë në Krujë, gjenden fidanë dhe bimë narkotike (VIDEO)

23 Qershor 2026 | 13:14

Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, efektivë të Policisë së Tiranës dhe të Komisariatit Krujë po kryejnë kontrolle në shkallë të gjerë në territorin e rrethit Krujë, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas raportimeve nga policia, ky operacion do të vijojë edhe në ditët në vijim, ku ditën e sotme janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike kanabis.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po kryejnë kontrolle në shkallë të gjerë në territorin e rrethit Krujë, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni, ku po përdoren edhe dronë të cilësisë së lartë, është shtrirë në territorin e fshatrave të njësisë administrative Cudhi dhe do të vazhdojë në ditët në vijim në territorin e fshatrave të njësive të tjera administrative të rrethit Krujë.

Mësohet se, gjatë operacionit janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën edhe për kontrollin e ambienteve të mbyllura, ku dyshohet se mund të kultivohet bimë narkotike duke përdorur llamba. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për të evidentuar zonat me risk ku mund të kultivohet cannabis.

Ndërkohë, grupet e posaçme hetimore po kryejnë veprime hetimore në terren, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët e zonave të njësive administrative të rrethit Krujë që të mos tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, pasi është e vendosur të godasë çdo rast të tentativës për kultivim dhe të çojë para drejtësisë të gjithë personat që merren me këtë veprimtari kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” është shtyrë këtë të martë, pasi prokurorët e SPAK kërkuan kohë për...
14:23 | 23/06/2026

Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë

Policia e Tiranës këtë të martë në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Operacioni...
14:07 | 23/06/2026

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik

Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Në seancë u...
13:37 | 23/06/2026