Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë

23 Qershor 2026 | 14:07

Policia e Tiranës këtë të martë në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Operacioni për kapjen e 49-vjeçarit u zhvillua gjatë natës pas inforcmacioneve për vendndodhjen e tij.

Pas kontrollit në banesë Zalla nuk është gjetur aty pasi ai ka konstatuar policinë është larguar duke u futur në pyll. Policia ka gjetur një pistoletë e cila dyshohet se i përket 49-vjeçarit i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.

Policia arrestohet Fatmir Alla, 55 vjeç pasi dyshohet se kur ka konstatuar efektivët dhe ka njoftuar Zallën për t’u larguar nga banesa. Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia Lezhë.

35-vjeçari do ndiqet në gjendje të lirë pasi është i dyshuar si bashkëpunëtor lidhur me shpërthim me tritol në një ambient të hapur, tokë.

“Krujë/Operacion në fshatin Zallë, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar. Operacioni, mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e 49-vjeçarit. Në operacion DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale “RENEA”. I shumëkërkuari, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira.

Gjatë operacionit në banesën e shtetasit Y. Z., në fshatin Zallë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar shtetasin Fatmir Alla, 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin, për t’u larguar nga banesa.

Në banesën e të shumëkërkuarit Y. Z., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se shtetasi Y. Z. nuk mundi ta merrte me vete, si dhe në vijim të kontrollit gjetën municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Gjithashtu, në banesë u gjet edhe vëllai i 49-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Lezhë, shtetasi E. Z, 35 vjeç, i cili do ndiqet në gjendje të lirë nga DVP Lezhë, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e ndodhur më datë 10.06.2026, ku në një ambient të hapur tokë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit Y. Z. Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Zalla rezulton i shpallur në kërkim pasi policia zbuloi një sasi arsenali armësh në fshatin Zall të Fushë-Krujës në kuadër të kontrolleve të zhvilluara pas atentatit të Rinasit ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Ylli Zalla ka precedent penal në të njëjtën fushë pasi është arrestuar në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në atë kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” është shtyrë këtë të martë, pasi prokurorët e SPAK kërkuan kohë për...
14:23 | 23/06/2026

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik

Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Në seancë u...
13:37 | 23/06/2026

Operacion masiv antidrogë në Krujë, gjenden fidanë dhe bimë narkotike (VIDEO)

Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, efektivë të Policisë së Tiranës dhe të Komisariatit Krujë po kryejnë kontrolle në shkallë të...
13:14 | 23/06/2026