Prej vitit 2013, prishja e ndërtimeve pa leje, një nga angazhimet e mëdha të qeverisë Rama

30 Qershor 2021 | 17:36

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje ishte nga angazhimet e mëdha të qeverisë Rama pas ardhjes në pushtet në vitin 2013.

Gjatë një inspektimi në Durrës në vitin 2014, krah kryebashkiakut Vangjush Dako, kryeministri Rama njoftoi një aksion për lirimin e plazheve.

“Paralelisht duhet të fillojmë gjithë prishjet dhe pastrimet e gjithë çfarë ka pa leje, plus gjithë këto tabela, historira të sistemohen,” – u shpreh Rama asokohe.

I konsideroi “çibanë” ndërtimet pa leje dhe në dhjetor të 2014-s, rriti me ligj burgun për ata që ndërtojnë në këtë mënyrë.

“Për t’i dhënë fund një historie që vazhdon jo prej një dite, por prej 25 vjetësh,” – tha kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në parlament për ligjin e ri.

Me shumë bujë, në qershor të vitit 2020, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e drejtoi vetë aksionin në Velipojë e Lezhë, madje u konfliktua dhe me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun, i cili e konsideronte të papërshtatshme kohën e ndërhyrjeve.

Pamjet e përplasjeve mes pronarëve të cilëve u prisheshin ndërtimet në bregdet me IKMT-në dhe Policinë e Shtetit, u bënë normale.

Në 2021-shin ky aksion quhet “Bregdeti ynë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026