Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar

24 Qershor 2026 | 07:27

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi ashpër Senatin pasi ai miratoi një rezolutë që bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke e përshkruar atë si “të ndodhur në kohë të keqe” dhe “të mangët në substancë”.

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan pohoi se votimi u zhvillua në një kohë kur, siç tha ai, Irani ishte nën presion të fortë.

“E kam Iranin në telashe, gati për t’u rrëzuar, dhe Senati Amerikan vendos të vazhdojë me një votim të parakohshëm dhe të pakuptimtë për Aktin e Pushteteve të Luftës”, shkroi ai.

Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 48 kundër dhe është kryesisht simbolike në natyrë, duke shprehur kundërshtimin e Kongresit ndaj vazhdimit të operacioneve ushtarake pa miratim të qartë parlamentar.

Trump argumentoi gjithashtu se iniciativa e Senatit e bën të vështirë për administratën e tij të merret me Iranin.

“Këta senatorë thjesht ma bënë punën më të vështirë. Por unë do ta përfundoj, në një mënyrë ose në një tjetër, sepse gjithmonë ia dal mbanë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes

Inspektorët nga agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara do të vizitojnë centralet bërthamore në Iran. Kështu njoftoi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike...
09:37 | 24/06/2026

Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh

Katari do të rifillojë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm, LNG brenda disa javësh. Kështu ka njoftuar kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman...
09:32 | 24/06/2026

OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare, IMO, e Kombeve të Bashkuara ka filluar evakuimin e më shumë se 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit pas memorandumit...
09:21 | 24/06/2026