Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore 1,5 %. Për këto kultura, Fieri, Tirana dhe Berati kryesojnë me rreth 62% të sasisë.
Drithërat po ashtu zunë peshë të konsiderueshme. Ato arritën në rreth 624 mijë tonë, me nivelin më të lartë të prodhimit në Qarkun Fier me 144 mijë tonë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça.
Prodhimi i drithërave ka rënë ndjeshëm në raport me një vit më parë me afro 25.9 mijë tone.
Nga ana tjetër, bimët medicinale shënuan rritje vjetore 10%, ndërsa prodhimi i patates ka pësuar rënie me 7 %.
Sa i takon pemëve frutore, në 2025 u prodhuan 253 mijë tonë fruta, ku nivelin me të lartë të prodhimit e shënuan Korça Elbasani dhe Fieri.
Prodhimi i ullinjve gjatë vitit 2025 arriti në 143.3 mijë tonë me një ulje prej 2,3 %, krahasuar me vitin 2024. Qarqet Fier, Elbasan, Berat dhe Vlorë përfaqësojnë 83,2 % të prodhimit total të ullinjve në vend, duke mbetur zonat kryesore të kultivimit të ullirit në Shqipëri.
Ndërkohë vendi ynë prodhoi edhe 60 mijë tone agrume, nga të cilat 60% vetëm në qarkun e Vlorës.
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor