Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Moska vijon t’u përmbahet mirëkuptimeve të arritura mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump gjatë takimit të zhvilluar në Alaska vitin e kaluar.
Sipas kryediplomatit rus, marrëveshjet në fjalë kanë të bëjnë me rrugët politike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Në deklaratat e tyre, zyrtarët rusë i referohen shpesh konceptit të quajtur “Fryma e Ankorimit”, i cili nga analistët shihet si një kornizë e mundshme për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Sipas interpretimeve të deritanishme, një skenar i tillë do të parashikonte tërheqjen e forcave ukrainase nga disa zona të Donbasit që mbeten nën kontrollin e Kievit, ndërsa Rusia do të ndalonte avancimin dhe do të ruante pozicionet aktuale në sektorë të tjerë të frontit.
Megjithatë, autoritetet ukrainase kanë përsëritur vazhdimisht se nuk janë të gatshme të pranojnë humbje territoriale si pjesë e ndonjë marrëveshjeje me Moskën.
“Vitin e kaluar, udhëheqësit e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara arritën një sërë mirëkuptimesh për mënyrat politike të zgjidhjes së krizës në Ukrainë. Rusia mbetet e përkushtuar ndaj këtyre dakordësive”, u shpreh Lavrov.
E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950