Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
Ish-Presidenti francez, François Hollande, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku ka patur një takim edhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Francë në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale vlerëson Hollande si një mik të çmuar të Shqipërisë, ndërsa thekson se marrëveshja e nënshkruar nën presidencën e tij i hapi rrugën një etape të re bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Nën presidencën e tij, në vitin 2017, u nënshkrua Partneriteti Strategjik mes Shqipërisë dhe Francës, një marrëveshje që hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Sot, frytet e këtij partneriteti janë të dukshme në arsim, kërkim shkencor, teknologji, inovacion, mbrojtje dhe në një numër në rritje projektesh me rëndësi strategjike për të ardhmen e vendit”, thekson Vengu.
Ndër të tjera, Vengu shkruan se gjatë takimit është diskutuar edhe mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rolin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në një kohë sfidash të reja.
“Biseduam gjerësisht edhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në një Evropë që përballet me sfida të reja në siguri, konkurrueshmëri, energji dhe teknologji, zgjerimi është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët”, shprehet ai
Vengu e ka cilësuar ish-presidentin francez një mik të vyer të Shqipërisë, ndërsa në fund nuk ka harruar të komentojë edhe qasjen e ish-presidentit francez gjatë bashkëbisedimit.
“Si gjithmonë, François Hollande solli në bisedë atë kombinim të rrallë të përvojës, qetësisë dhe humorit që e karakterizon”, përfundon Vengu.
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha