Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo

24 Qershor 2026 | 18:59

Kryeministri Edi Rama ka vijuar postimet e tij edhe pasditen e kësaj të mërkure lidhur me protestën qytetare në Tiranë. Rama ka hedhur në videon e tij një prej organizatorëve të protestës, ku i rendit disa prej videove të tij lidhur me kritikat ndaj qeverisë.

Në mbishkrimin e tij Kryeministri Edi Rama shkruan “Bufi i kthyer në Flamingo”.

Në video, edhe pse Kryeministri nuk e përmend shihet analisti dhe pedagogu Shpend Gashi i cili ka qenë mjaft aktiv publikisht lidhur me thirrjet ndaj protestës.

Nga ana tjetër “Bufi” ka qenë një figurë më e hershme e përdorur në statuset e Kryeministrit, një figuracion i përdorur dhe ndaj Kreut të PD-së Sali Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Protesta hyn në ditën e 25-të, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër investimit prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec, duke i lidhur ato jo vetëm me pakënaqësi të brendshme, por...
15:07 | 24/06/2026