Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
24 Qershor 2026 |
19:50
Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto kërkesa u artikuluan për herë të parë nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Kërkesat kryesore të rilexuara në shesh ishin:
- Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë;
- Krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor;
- Ndryshime kushtetuese dhe ligjore përmes referendumit, ku përfshihen:
- Reformimi i Kodit Zgjedhor;
- Rregulla të reja për financimin e partive politike;
- Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate;
- Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura;
- Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore;
- Shfuqizimi i “Paketës së Maleve”;
- Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor të investitorit strategjik;
- Hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit shqiptar.
“Shqiptarët nuk do të tolerojnë më këta njerëz të korruptuar që kanë zënë vend dhe nuk shkulen nga karriget e institucioneve shqiptare. Përshkallëzimi do të shkojë deri në bllokimin e institucioneve, nëse këta zyrtarë të korruptuar do tentojnë të vazhdojnë t’i uzurpojnë ato me dhunë”, u shpreh ai.
Lajme të Sugjeruara
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës