Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
Të paktën pesë persona kanë vdekur ditët e fundit për shkak të valës së të nxehtit që ka goditur Italinë. Viktimat punonin në sektorin bujqësor dhe në ndërtim. Një burrë i pastrehë humbi gjithashtu jetën për shkak të goditjes nga nxehtësia.
17 qytete në vend janë në gatishmëri të lartë sot për shkak të nxehtësisë ekstreme. Dita më e nxehtë pritet të jetë e hëna e ardhshme, me temperatura që ka të ngjarë të kalojnë 40 gradë në shumë zona të Italisë qendrore dhe veriore.
Në Firence, Galeria Uffizi ka vendosur të mbyllë sportelet e biletave për tre ditët e ardhshme për të shmangur radhët e gjata të turistëve nën diell. Hyrja në galerinë me famë ndërkombëtare u lejohet vetëm qytetarëve që kanë blerë tashmë një biletë në internet.
Bashkia e Romës synon të transformojë strehimoret e vjetra kundër sulmeve ajrore dhe tunelet dhe guroret nëntokësore romake në “streha klimatike” të reja, ku qytetarëtdo të jenë në gjendje të marrin pak freski. Në këto hapësira, gjatë ditës temperatura varion nga 14 deri në 17 gradë.
Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti