Kushtetuesja rrëzoi herësin, Kume e quan vendimin si “shuplakë” për partitë politike
Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë nenin në Kodin Zgjedhor, i cili rregullon shpërndarjen e mandateve pas rezultatit të zgjedhjeve.
Konkretisht pika 3 e nenit 163, i jep mundësinë kandidatëve në fund të listës mund fitonin mandat duke përmbysur listën e kryetarëve, vetëm nëse siguronin rreth 10 mijë vota parapëlqyese.
Konstitucionalisti Kristaq Kume tha se listat zgjedhore më 25 prill ishin të hapura në kuptimin se kandidatët kishin mundësi të njëjta për t’u ekspozuar para qytetarëve për votën preferenciale, por kjo e fundit nuk kishte fuqinë e duhur.
Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm siguroi jo vetëm hapjen e listave zgjedhore, por arriti t’i kthejë efektin me 100% votës preferenciale.
Për z. Kume, ky akt duhet përshëndetur pasi iu dha një “shuplakë të fortë” partive të vendit pasi sipas tij, subjektet nuk kishin bërë aktet e duhura për të siguruar rritjen e demokracisë përfaqësuese në Kuvend.
“Është një zhvillim, i cili duhet përshëndetur. Është një shuplakë e fortë që u jepet mazhorancës dhe opozitës së parlamentit, të cilët e keqpërdoren dhe nuk përdoren lista e hapura përë rritjen e demokracisë përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Kume.
Ai thekson se vendimi i Kushtetueses nuk mund të ketë fuqi prapavepruese për mandatet e zgjedhjeve të 25 prillit, por shtoi faktin se zbatimi i urdhrit ka gjasë të bëhet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Efektet nuk mund të shtrihen në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë fuqi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta