Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas Ministrisë, numri i vogël i nxënësve e arsyeton këtë vendim, edhe pse objekti është ndërtuar vite më parë me kontributet e banorëve për të shmangur udhëtimin e fëmijëve deri në Kumanovë.
“Ne kemi dalë për ta mbrojtur shkollën tonë. Me vet kontribut e kemi ndërtuar, nuk na ka ndihmuar as Ministria Arsimit e as Komuna, veç privat. Normale se prej klasës parë deri në të pestën nuk kemi dëshirë të largohen nxënësit nga fshati, përndryshe nga klasa 6 shkojnë në Shkollën Fillore ‘Bajram Shabani’ në Kumanovë. Sa larg prej këtu? I bie diku 8 kilometra larg”, tha Qahili Qaili – Ish-kryetar i fshatit
Banorët kanë firmosur një peticion kundër mbylljes së shkollës, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Kumanovës. Ata theksojnë se shkolla ka funksionuar normalisht prej vitesh dhe nuk përbën barrë për sistemin arsimor.
“Vajza vogël në mot e fillon klasën e parë, vajza madhe e fillon klasën e katërt dhe për mua si nënë është problem, një vajzë 6 vjeçe si mund të shkoj në klasë të parë aq larg në Kumanovë. Ne si prind, unë me bashkëshortin jemi kundër dhe i gjithë fshati është i të njëjtit mendim”, është shprehur Linda Azemi – Prind
Sipas banorëve, edhe vitet e ardhshme pritet të regjistrohen nxënës të rinj, ndaj nuk ka arsye që shkolla të mbyllet. Ata kujtojnë se numri i nxënësve ka qenë gjithmonë i kufizuar, por institucioni ka përmbushur misionin e tij.
“Në vitin 2027-28 i kemi edhe 4 nxënës që fillojnë klasën e parë. Siç e dinë gjithë se shkolla është bërë me vetëfinancim dhe jemi fshati i vogël që asnjëherë nuk kemi pasur numër të madh të nxënësve, gjithnjë është sjell numri 20-23, nuk është shkollë që ka pasur rënie të madhe drastike të nxënësve dhe nuk është e arsyeshme të na mbyllin shkollë”, tha gjithashtu një tjetër prind, Hajdin Azemi
Banorët paralajmërojnë se largimi i shkollës do të detyrojë familjet e reja të shpërngulen, duke përshpejtuar braktisjen e zonës dhe duke rënë ndesh me politikat për zhvillimin e jetës në fshat.
“Në periudhë afatgjate stimulohet eksodi lokal i banorëve të fshatit, meqenëse familëjet e reja, të cilët i kanë fëmijët e vegjël do të jenë të detyruar të emigrojnë prej fshatit. Me këtë Ministria Arsimit dhe Ministria Bujqësisë bien në kundërshtim me njëra-tjetrën për faktin se nga pushteti qëndror nga njëra ana proklamohet jeta në fshat me subvencione të ndryshme e tjera, ndërsa Ministria Arsimit bie ndesh me këtë se na detyrojnë ta lëshojmë fshatin”, theksoi Valdrin Qerimi – Banor.
Shqetësimit të banorëve iu bashkuan edhe ish-mësimdhënësit e shkollës, të cilët kërkojnë që institucionet të mos mbyllin një shkollë të ndërtuar me sakrificat e komunitetit. Nga Komuna e Kumanovës bëjnë të ditur se nuk mbështesin mbylljen e shkollave fillore në territorin e saj dhe presin që Ministria e Arsimit të miratojë funksionimin e paraleleve edhe për vitin e ardhshëm shkollor.
Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta
Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes