Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
Qeveria ka miratuar një vendim të ri që përcakton procedurat dhe afatet për pezullimin ose revokimin e licencave të operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e basteve sportive online në Shqipëri.
Sipas vendimit, masat administrative do të zbatohen ndaj subjekteve që nuk përmbushin kriteret bazë të licencimit, nuk ‘ngurtësojnë’ fondin e garancisë, përsërisin shkeljet e parashikuara në ligj, nuk shlyejnë detyrimet ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) ose ndaj fituesve të lojës, si edhe në raste të tjera të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.
Vendimi përcakton se procedurat për pezullim ose revokim nisin nga AMLF ose Komisioni i Licencave, në varësi të natyrës së shkeljes. Pas kontrolleve, inspektimeve dhe shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioni i Licencave mund t’i propozojë ministrit përgjegjës për Financat marrjen e masës përkatëse, ndërsa vendimi përfundimtar merret me urdhër të arsyetuar nga ministri.
Rregullat e reja garantojnë të drejtën e operatorëve për t’u njoftuar, për të marrë pjesë në seancat dëgjimore dhe për të paraqitur shpjegimet e tyre përpara marrjes së një vendimi.
Sipas aktit, licenca mund të pezullohet për një periudhë nga 30 ditë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara, por jo më shumë se dy vjet. Gjatë periudhës së pezullimit, operatori nuk lejohet të ushtrojë aktivitetin dhe duhet të zbatojë të gjitha detyrimet e përcaktuara në urdhrin e ministrit.
Vendimi parashikon gjithashtu ngritjen e një komisioni AD-HOC pranë Ministrisë së Financave për shqyrtimin e praktikave të propozuara për pezullim ose revokim licence, ndërsa AMLF do të monitorojë zbatimin e urdhrave dhe respektimin e kushteve nga operatorët.
Operatorët e prekur nga këto masa ruajnë të drejtën për ta ankimuar vendimin në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. Vendimi hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së