Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë

27 Qershor 2026 | 17:07

Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 32 orë pasi dy tërmete shkatërruan Venezuelën.

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale tregon pamjet nga momenti kur ekipet e shpëtimit punojnë papushim për të gjetur dhe nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit dhe viktimat.

Në video tregohet momenti kur foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat dhe bashkohet me familjarët teksa ky ribashkim u prit me lot dhe duartrokitje. Nëna e foshnjës u shpëtua një orë më vonë.

Të paktën 920 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditën veriun e vendit të mërkurën, duke lënë më shumë se 50,000 të zhdukur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtari amerikan: Dronët iranianë nuk i arritën objektivat e tyre

Një zyrtar amerikan tha të shtunën se SHBA-të zbuluan disa dronë ndërsa Irani njoftoi se kishte nisur sulme ndaj objektivave ushtarake amerikane në Lindjen e...
18:03 | 27/06/2026

Temperaturat e larta, paralajmërimi i ekspertëve: Nxehtësia ekstreme rrit rrezikun për shëndetin mendor

Nxehtësia ekstreme nuk ndikon vetëm në organizëm, por mund të ketë pasoja të rëndësishme edhe për shëndetin mendor. Sipas ekspertëve, temperaturat e larta mund të...
17:48 | 27/06/2026

OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë

Kombet e Bashkuara vlerësuan të shtunën se afër shtatë milionë njerëz mund të jenë prekur nga tërmetet e dyfishta në Venezuelë, të cilat kanë vrarë...
17:37 | 27/06/2026