I zuri korrenti teksa ishin duke larë makinën, babë e bir humbin jetën tragjikisht në Deçan

29 Qershor 2026 | 08:09

Babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit kanë humbur jetën sot aksidentalisht.

Kështu bën të ditur Hajdar Sutaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Deçanit me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

Sutaj shpreh ngushëllime për familjen Mustafaj nga Mazniku.

“I tronditur nga lajmi për fatkeqësinë e ndodhur në fshatin Maznik të Deçanit, ku aksidentalisht humbën jetën babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushofshin në Xhenet”, shkruan Sutaj.

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës konfirmon për KosovaPress se viktimat humbën jetën si pasojё e kontaktit me energjinë elektrike.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë, Driton Rugova ka konfirmuar rastin tragjik në Deçan, i cili tha se Stacioni Policor nё Deçan me datёn 28.06.2026, rreth orёs 20:40, ёshtё njoftuar nga QKMF-Deçan, se janё pranuar dy persona tё cilёt dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën, dhe tё njëjtin janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se deri sa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën, pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave”, tha ai.

Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një efektiv policie, Rexhep Gashi, i cili u godit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Policia e Kosovës...
10:35 | 29/06/2026

Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari

Një armë zjarri është sekuestruar nga Policia e Kosovës pas raportimit për të shtëna me armë në fshatin Jezerc të Ferizajt. Sipas policisë, rasti ka...
09:48 | 29/06/2026

Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
08:59 | 29/06/2026