Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që po udhëheqin bllokadat e fakulteteve në këtë vend.
Mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin e Luftëtarëve Serbë në qendër të qytetit.
Pavarësisht temperaturave të larta, disa protestues përshkuan në këmbë rreth 50 kilometra për të marrë pjesë në tubim. Ai u zhvillua vetëm një ditë pas mitingut të organizuar nga Partia Pëparimtare Serbe në pushtet, në qendër të Beogradit.
Tubimi vijon në vazhdën e disa protestave të organizuara nga lëvizja studentore që në nëntor të vitit 2024, kur nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit humbën jetën 16 persona.
Fillimisht, studentët kërkuan përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë, duke argumentuar se shembja ishte pasojë e korrupsionit në projektin e rindërtimit të stacionit.
Pas disa muajsh protesta, ata shtuan edhe kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, në protestën e së dielës në Kralevë dominuan mesazhet për Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh.
Ajo u zhvillua në Ditën e Vidovdanit – festë fetare dhe shtetërore në Serbi – që përkujton Betejën e Kosovës të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.
Çfarë u tha për Kosovën?
Duke iu drejtuar protestuesve, Millena Petroviq, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës të Universitetit të Prishtinës, që vepron brenda sistemit të Serbisë në Mitrovicën e Veriut, tha se qendrat e pushtetit në Beograd dhe në Prishtinë po veprojnë në mënyrë të koordinuar për të mbrojtur interesat e tyre, në dëm të qytetarëve të zakonshëm që jetojnë në Kosovë.
“Një qasje e tillë nuk kontribuon në respektin, mirëkuptimin dhe pranimin e ndërsjellë mes popullsisë serbe dhe shqiptare, që është parakusht për paqe të qëndrueshme në Kosovë”, tha Petroviq.
Brigada e 63-të Parashutiste e Ushtrisë së Serbisë është shoqëruar me polemika për rolin e saj gjatë luftës në Kosovë.
Ato lidhen veçanërisht me praninë e saj në vendin ku është kryer një nga krimet më të mëdha të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë, në komunën e Gjakovës.
Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë
Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s