Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi se vendi i tij “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400, si dhe do të blejë avionë të rinj ushtarakë.
Ai i bëri këto deklarata gjatë një stërvitjeje ushtarake dhe prezantimit të armatimit të Ushtrisë së Serbisë.
Ngjarja u organizua më 28 qershor në aeroportin ushtarak në Batajnicë, afër Beogradit, dhe në poligonin Pasulanske Livade në Serbinë qendrore, me rastin e festës shtetërore dhe fetare të Vidovdanit.
Gjatë stërvitjes u demonstruan aftësitë e njësive artilerike dhe raketore për mbrojtje kundërajrore, si dhe operacionet e aviacionit, njësive të tankeve, këmbësorisë, njësive të mekanizuara, artilerisë dhe dronëve.
Paraprakisht, në aeroportin ushtarak “Nënkolonel-pilot Millenko Pavlloviç” në Batajnicë, Vuçiç vizitoi ekspozitën e pajisjeve dhe armatimit ushtarak, ku u ekspozuan edhe raketat CM-400, të cilat Serbia i bleu nga Kina në muajin mars.
“CM-400 janë raketa të frikshme. Do ta rrisim numrin e tyre”, tha Vuçiç.
Pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, Serbia ka vazhduar ta thellojë bashkëpunimin ushtarak me Kinën.
Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI), në periudhën 2020–2024, Serbia importoi pjesën më të madhe të armëve nga Kina (57 për qind), ndjekur nga Rusia (20 për qind) dhe Franca (7.4 për qind).
Vuçiç tha se pilotët e Ushtrisë së Serbisë tashmë kanë nisur trajnimet për përdorimin e avionëve luftarakë francezë Rafale, të cilët Serbia i bleu në vitin 2024.
Ai shtoi se, pas dorëzimit të tyre, do të pasojnë edhe avionë të tjerë ushtarakë.
“Pas Rafaleve do të vijnë së shpejti edhe avionë të rinj. Do të ketë avionë luftarakë dhe avionë për trajnim. Do të kemi gjithçka, prandaj do të na duhen edhe shumë pilotë të tjerë”, tha Vuçiç pas përfundimit të stërvitjes ushtarake në poligonin Pasulanske Livade.
Ai theksoi, gjithashtu, se Serbia nuk do të heqë dorë nga politika e saj e neutralitetit ushtarak.
Duke folur për pjesëmarrjen e Ushtrisë së Serbisë në misione paqeruajtëse dhe stërvitje ushtarake me shtete të tjera, Vuçiç tha se Serbia dëshiron të zhvillojë stërvitje me të gjithë partnerët.
Aktualisht, sipas tij, ka më shumë stërvitje me vendet perëndimore për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Nëse do të zhvillonit stërvitje me njërën palë ose tjetrën, do të interpretohej se jeni palë në konflikt. Sapo të përfundojnë luftimet, ne do t’i vazhdojmë stërvitjet me të gjithë. Do ta ruajmë neutralitetin tonë ushtarak dhe nuk do të heqim dorë prej tij”, tha Vuçiç.
U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë
Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro