Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
Policia Rrugore ka shtuar monitorimin në akset kryesore rrugore të Durrësit, duke përdorur dronë, pajisje inteligjente dhe pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me synim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.
Sipas bilancit të publikuar nga policia, gjatë javës së fundit janë arrestuar 17 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa janë vendosur gjithsej 1.807 masa administrative.
Policia bëri të ditur se prioritet i kontrolleve ka qenë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit, një nga shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja. Po ashtu, vëmendje i është kushtuar edhe parkimeve dyshe, të cilat krijojnë bllokime dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në qytet.
Vetëm për drejtim automjeti në gjendje të dehur, gjatë javës janë arrestuar 10 shtetas.
Gjatë kontrolleve janë vendosur:
1.269 gjoba për tejkalim të shpejtësisë;
442 masa për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar;
39 masa për parakalime të gabuara;
35 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
13 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
9 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)