Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)
29 Qershor 2026 |
13:20
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne fshatin Llakatund të Vlorës. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe kanë dalë jashtë kontrollit, duke u përhapur me shpejtësi.
Problematike paraqitet edhe era, e cila po favorizon përhapjen edhe më të shpejtë të zjarrit. Zjarri ndodhet në një zonë kodrinore, ndërsa janë djegur bimësi dhe shkurre. Fatmirësisht, nuk ka rrezik për banesat, pasi ato ndodhen larg vatrës së zjarrit. Në zonë ndodhen dy automjete të forcave zjarrfikëse.
Lajme të Sugjeruara
Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, paraqiti këtë të martë në Komisionin për Çështjet Ligjore raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2025,...
Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë